Rozë

Sakrificat për të patur një trup s*ksi, ylli televiz zbulon si humbi 30 kilogramë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 09 January 2020

Charlote Crosby dikur ishte masa 16 ndërsa tani ka arritur masën 8. Ylli i televizionit anglez, fituese e edicionit 12 të ‘Big Brother’, ka treguar së fundmi sesi ka arritur që të humbasë plot 30 kilogramë.

29-vjeçarja ka rrëfyer se kur ishte e shëndoshë ka patur probleme edhe në ecje, sidomos kur kishte për të ngjitur shkallë. Madje lodhej shumë dhe vazhdimisht i duhej që të bënte ndonjë pushim të shkurtër.

Për këtë aryse, ajo ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në jetën e saj. Për të arritur fizikun e tanishëm, Charlote ka zbuluar sakrificat që i është dashur të bëjë. Ajo ka hequr dorë nga jeta e natës si dhe është munduar të ushqehet shëndetshëm, duke shmangur yndyrnat e tepërta dhe sheqernat.

-Advertisement-

E pasi humbi 30 kilogramët, ylli i televizionit tregon se ndihet shumë e lumtur. “Ndihem vërtetë shumë e lumtur dhe kam besim në trupin tim. Prej kohësh nuk kam qenë kaq e lumtur”, është shprehur ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera