Sport

Sahiti: Përjashtoj veten nga drejtimi i Kosovës, duhet trajner i huaj

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 19 November 2017

Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti ishte në një lidhe të drejtëpërdrejtë me emisionin ‘Zona Go;’ në Supersport, ku komentoi situatën aktuale të skuadrës dhe pritshmëritë për të ardhmen.

“Mendoj se kemi bërë një fushatë eliminatore shumë të mirë, përtej pritshmërive tona. Vërtetë na kanë munguar rezultatet, por loja e skuadrës ka qenë e admirueshme. Ne kemi stimuluar lojën sulmuese të skuadrës, por kemi shumë mangësi në mbrojtje”, tha trajneri i Kosovës.

Sahiti komentoi edhe çështjen e trajnerit të ardhshëm, duke thënë se është kompetencë e presidentit Vokrri, por sugjeroi një emër të huaj për pankinën e përfaqësueses së Kosovës.

-Advertisement-

“Sa i përket trajnerit, ajo është zgjedhje e presidentit, i cili besoj se do të bëjë zgjedhjen e duhur. Unë mendoj se është e nevojshme për një trajner të huaj, ashtu siç po bën edhe Shqipëria, pasi vërtetë kemi nevojë për një trajner të huaj. Unë e përjashtoj veten nga drejtimi i skuadrës, por do vazhdoj të jem pjesë e stafit teknik. Mendoj se një trajner i huaj bën mirë, ndërsa kontributi im do jetë në stadin teknik”, u shpreh Sahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera