Sport

Sahiti: Fitoren ia dedikoj trajnerit Challandes

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 18 November 2020

Kombëtarja e Kosovës sonte arriti të mposht Moldavinë me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e fitorës e realizoj sulmuesi, Lirim Kastrati, në minutën e 30-të.

Për shkak të infektimit me kornavirus, tekniku zvicerian nuk mund të ishte prezent në ndeshjet e nëntorit, kurse vendin e tij e zuri ndihmës-tarjneri i parë, Muharrem Saditi.

Pas ndeshjes, Sahiti ka treguar që këtë fitore ia dedikon trajneri Challandes.

“Fitorja na është dashur pas një viti jo të mirë e sidomos ndaj një kundërshtari direkt për qëndrim në grup.

Kundërshtari nuk kishte se çka të humbas dhe u lëshua në sulm. Ne u përmbajtëm mirë. Ka qenë vështirë tri ndeshje për pak ditë.

Fitorja i dedikohet Bernard Challandesit. I urojmë shërim të shpejt”, ka përfunduar Sahiti për Supersport./Gazeta inFokus/

Të tjera