Sport

Sahiti: Ekziston mundësia që lojtarët t’i bashkohen Kosovës edhe nëse kanë luajtur te Zvicra U-21

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 18 May 2021

Dje, në listën e lojtarëve të ftuar te Zvicra U21, ishte edhe portieri Amir Saipi, që në të kaluarën ishte shumë pranë Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, i cili tha se lojtarët zakonisht duan fillimisht të jenë pjesë e klubeve ku kanë nisur karrierën, pastaj pasi t’i mbushin 21-vjeç marrin vendimin përfundimtar.

“Është një situatë interesante tek këta futbollistë derisa sa të vijë koha që të luajnë për ekipin A. Ne gjithmonë iu japim ofertë secilit lojtarë që të jetë pjesë e Kosovës, por ata në momentin kur janë në atë vendin ku kanë filluar karrierën, atëherë ata duan të jenë pjesë deri në grupmosha, pastaj marrin vendimin përfundimtar”, deklaroi fillimisht ai.

-Advertisement-

FCS-Goalie Amir Saipi im Kader der U21-Schweizer Nati | Schaffhauser  Nachrichten

Media e njohur zvicerane Blick.ch, më herët kishte postuar një lajm se lojtarët që kanë bërë paraqitje zyrtare me Zvicrën U21, nuk iu lejohet të përfaqësojnë një Kombëtare tjetër, por Sahiti theksoi se mundësia që lojtarët t’i bashkohen Kosovës ekziston nëse vetë futbollistët dërgojnë kërkesën në FIFA.

“UEFA as FIFA nuk jep përgjigje të saktë pa e dërguar kërkesën, nuk mundet të anulohet. E para duhet të bëhet kërkesa, është e drejtë ekskluzive e lojtari ta bëjë kërkesën edhe mandej e shqyrton FIFA”.

“Mundësia që lojtarët të na bashkohen ekziston, pavarësisht që ka dal një shkrim se nuk iu lejohet, por kemi raste që edhe pas moshës 21-vjeçare që kanë bërë paraqitje me A, janë bërë pjesë e një Kombëtare tjetër, këto situata ne i dimë, prandaj nuk është për me u shqetësuar, tash mbetet të shihet, nuk mund të them se është e saktë pa u dërgu oferta dhe pa kthyer përgjigje FIFA”, përfundoi Sahiti për lajmi.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera