Lajme

Sahitaj: Serbia u mundua që vrasjen e Jusuf Gërvallës ta paraqes si “qërim hesapesh” mes shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 17 January 2023

Janë bërë 41 vjet nga vrasja e tre veprimtarëve të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Ata u vranë në Gjermani në vitin 1982 nga shërbimi sekret i Serbisë.

Lidhur me këtë, veprimtari Reshat Sahitaj, tha se Serbia është munduar që vrasjen e tyre ta paraqes si “qërim hesapesh” mes grupeve shqiptare.

-Advertisement-

Sahitaj tha në Info Magazine në Klan Kosova se prapa kësaj vrasja qëndron UDB-ja.

“Menjëherë posa u vra Jusuf Gërvalla kanë shkruar gazetat në Beograd, Tanjugu ka shkruar në atë kohë, ku është thënë që është qërim hesapesh mes grupeve shqiptare. Po ashtu kanë shkruajtur edhe kur u vra Enver Hadri në Bruksel e po ashtu edhe kur u vra Musa Hoti, në vitin 2004”, tha Sahitaj.

“Në fakt pas këtyre gjithmonë UDB-ja ka qenë pas. Ju e dini vrasësit e Enver Hadrit janë zënë dhe janë dënuar. Disa janë në burg në Bruksel e disa në Beograd për shkak se nuk po do t’i ekstradojë. Edhe Jusuf Gërvallën e ka vrarë Serbia, e ka vrarë shërbimi sekret i Serbisë”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera