Sahatçiu ka një propozim për parandalimin e dhunës

Autori: Ermirë Berisha
12:20 | 01 December 2022
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka thënë se duhet të bëhet patjetër blerja e byzylykëve elektronik, që paralajmërojnë viktimat e dhunës në familje në momentin që u afrohet sulmuesi i tyre, shkruan Gazeta inFokus.
Sahatçiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është nevojë urgjente që duhet plotësuar meqenëse nuk është kohë te flitet por të bëhet zgjidhje.
“Blerja e byzylykëve elektronik (digjital) që paralajmërojnë viktimat e dhunës në familje në momentin që u afrohet sulmuesi i tyre është nevojë emergjente. Ato veqse janë dëshmuar të suksesshme në zbatimin e urdhërave të mbrojtjes nëpër botë. Një bazë ligjore mundet të na ofroj Ligji për Mbikëqyrje Elektronike veqse në fuqi që nga viti 2015. Si Kryeqytet, jemi të gatshëm të bashkojmë forcat për veprim të menjëhershëm. Kjo sigurisht që nuk është zgjidhje përfundimtare. Mirëpo, dikush duhet të flet për zgjidhje. Dikush duhet të veprojë menjëherë. Mjaft me reagime vend e pa vend. Mjaft me popullizma. Mjaft më. Në vetëm 7 ditë e para të 16 ditëve aktivizëm për mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore nën moton nacionale “As edhe një më shumë” ne kemi 2 gra të vrara. Nuk do mend se gjindemi në gjendje alarmante”, ka shkruar Sahatçiu.
Ndryshe, pasditen e së mërkurës ka ndodhur një ngjarje tragjike pasi që dyshohet se një burrë ka vrarë gruan e tij shtatzëne përballë Gjinekologjisë në QKUK./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Kos: Zgjerimi i BE-së imperativ përballë push*timit të Ukrainës, ndryshimit të SHBA-së e ndikimit të Kinës në Ballkan
Zgjerimi është një “imperativ gjeopolitik për Bashkimin Europian [BE]”, ka th...
-
Shala: Ndryshimi i paradigmës së sigurisë në Evropë ndikon drejtpërdrejt në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka bërë një analizë të thelluar mbi ndrysh...
-
Maqedonci takon homologun turk: Blerjet ushtarake kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve
Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka takuar ministrin e Mbrojtje...
-
Kurti sërish nuk tregon nëse i ka votat për formimin e Qeverisë, nuk e thotë asnjë fjalë kur pyetët nga gazetarët
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ...
-
Presidenti i Sierra Leones ndan foto nga takimi me Osmanin
Presidenti i Sierra Leones ka ndarë momentin e takimit me homologen e tij kos...
-
Haradinaj kujton martirët e Lubizhdës së Hasit dhe dëshmorët e Brigadës 133
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar so...
-
Trump thotë se e ka kaluar testin mjekësor dhe ndihet në “formë të mirë”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shu...
-
Pikëkalimi i përbashkët me Kosovën, Mickoski: Lehtësim i lëvizjes për qytetarët dhe ekonominë
Është bërë përurimi i pikë-kalimit të përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Han...
-
Diaspora e Kosovës – potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Diaspora e Kosovës është një aset i fuqishëm, por i pashfrytëzuar në forcimin...
-
Nga tani, për të hyrë në Maqedoni të Veriut do të ketë vetëm një kontroll kufitar
Në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mba...
-
Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Mos përdorni agjenci për aplikimin e vizave, aplikoni vetë dhe mbrojeni veten
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësi...
-
Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit, Kurti thotë se modeli i kontrollit do të jetë hyrje-hyrje
Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë ...