Lajme

Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 11 September 2024

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka lënë qelinë dhe është shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku i dënuar nga GJKKO për korrupsion është dënuar me 3 vite burg  për aferën seksuale në zyrën e bashkisë me Alma K., për të cilën ra në pranga më 24 qershor, 2023, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Safet Gjicit i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera