Lajme

Safet Gjici kërkon lirinë për probleme shëndetësore, ja si i përgjigjjet gjykata 

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 14 October 2024
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë për në datën 11 Nëntor seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i cili kërkon lirinë nga qelia.

Me pretendimin se ka probleme shëndetësore avokatët kërkojnë që Gjici ta kryejë dënimin e mbetur me 1.2 vite burg, në shtëpi. Sipas avokatëve Gjici  aktualisht është diagnostikuar me zgjerim të aortës, probleme kadiovaskulare dhe diabet.

Deri në seancën e radhës Gjykata ka kërkuar ekspertimin mjeko-ligjor për të vërtetuar sëmundjen e të dënuarit Gjici, duke marrë kartelat e tij para se të dënohej.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me formë të prerë me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar më shumë se një vit më parë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera