Lajme

Sadri Ramabaja: Nikë Gjeloshi është autori i emrit të UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 22 November 2021

Profesori Sadri Ramabaja thotë se Nikë Gjeloshi është ai që propozoi emrin: ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Sipas Ramabajës, Gjeloshi këtë ide ia kishte dhënë Ali Ahmetiti, i e propozoi në Kryesinë e LPK’së ku edhe u miratua.

“Është fatkeqësi që ka mospajtime rreth atij që në një mënyrë ose një tjetër ka vendosur për emrin. Në fakt s’ka vendos një individ, ka vendosur kryesia e LPK’së. Kjo është meritë e LPK’së. Por çështja është se kush ua ka propozuar emrin”, thotë Ramabaja në Pressing.

“Duhet të jemi të sinqertë deri në ekstrem sepse është meritë historike e veçantë edhe ana e sinqeritetit”, shton ai.

-Advertisement-

“Është Nikë Gjeloshi ai që ka propozuar dy anëtarëve të njësitit special të ushtrisë që janë marrë me çështjen e organizimit të ushtrisë, Ali Ahmetit, prandaj dhe Ali Ahmeti e ka përcjell në Kryesi dhe është miratuar emri: Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, theksoi Ramabaja.

“Nikë Gjeloshi është autori i emrit, propozuesi ne fakt. Autor është kryesia e LPK’së”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera