Sport

Sadio Mane i përgjigjet Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 14 June 2018

Në prag të fillimit të botërorit me kombëtaren e Senegalit, Sadio Mane i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij, për të përditshme austriake Salzburger Nachrichten.

Kur është pyetur për interesimin e Real Madridit dhe mundësinë që një ditë të luaj në klubin Madrilen, Mane është përgjigjur: ”Jam shumë i lumtur në Liverpool dhe kontrata ime zgjat edhe 3 vite. Por ju nuk e dini se cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dua të fitojë trofe, vecanarisht Champions Leaguen.”.

Para disa ditëve në media qarkullonin lajme se Zidane tashmë kishte arritur marrëveshje me lojtarin Senegalez që t’i bashkohet gjatë kësaj vere por dorëheqja e Francezit ka bllokuar gjithcka rreth lojtarit të klubit Anglez.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera