Sport

Sadio Mane ia siguron fitoren Senegalit në minutën e fundit të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 10 January 2022

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka dalë vendimtar për kombëtaren e Senegalit në triumfin ndaj Zimbabvesë me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Mane ka realizuar gol në minutën e fundit të ndeshjes për ti dhuruar tri pikët e para përfaqësueses së tij në Kupën e Kombeve.

Futbollisti senegalez shënoi saktësisht në minutën e 90+7’, nga pika e bardhë.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Senegali renditet i pari në Grupin B me 3 pikë, kurse Zimbabveja mbetet e fundit me 0 sosh.

Ndeshjen e radhës Senegali e luan ndaj Guinesë, ndërsa Zimbabveja do të përballet me Malawin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera