Lajme

Sadiku: Qeveria është 100% përgjegjëse për ikjen e qytetarëve – s’po kanë politika as socialiste as kapitaliste

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 17 July 2024

Analisti Ermal Sadiku, e ka bërë 100 për qind përgjegjëse qeverinë për ikjen e qytetarëve nga vendi.

Kjo pasi sipas tij, qeveria është institucioni i vetëm që e ka mundësinë për të ndikuar në ndaljen e ikjes së qytetarëve nga vendi.

“Nuk është e lehtë, por qeveria është ajo që e ka mandatin për të krijuar diçka dhe e ka përgjegjësinë.  Ka shumë mundësi si të luftohet migracioni, njëra është me politika “socialiste”, ku qeveria jep shtesa për fëmijën e tretë apo të katërt, e rritë pushimin për gratë shtatzëna në dy vjet. Mund të bëjnë gjëra të tilla”.

-Advertisement-

“Qeveria mund bëjë politika konkrete, të fuqishme të cilat pas një kohe fillojnë të japin rezultate. Apo bën politika të tjera, të cilat e fuqizojnë sektorin privat, e që më pas sektori ndikon në zhvillim ekonomik dhe me zhvillim ekonomik, rinia nuk ka nevojë që ta lëshojë Kosovën për 100-200 euro më shumë”, tha Sadiku në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai e kritikoi Qeverinë Kurti se nuk po ka as politika të majta e as të djathta, teksa shtoi se qeveria s’po di “a ta shtyjnë anën socialiste apo kapitaliste”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera