Sport

Sacchi: Kur Messi ngriti trofeun, sytë nisën të lotonin!

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 19 December 2022

Arrigo Sacchi përshëndet triumfin e Argjentinës dhe Lionel Messit në finalen e Botërorit ndaj Francës. Strategu i famshëm italian theksoi në një intervistë për Gazzeta Dello Sport se Messi e meritonte një trofe të tillë ndërsa shtoi se sytë iu mbushën me lot kur 35-vjeçari ngriti në qiell trofeun e Kupës së Botës.

“Kur Messi ngriti lart në qiell trofeun, sytë mu mbushën me lot. Mendova për të gjithë rrugëtimin e Leos, për atë çfarë fitoi me Barcelonën, driblimet e tij, golat dhe Topat e Artë që ka në raftin e tij. Dhe, pastaj ishte ky mallkim që nuk po ia dilte ta hiqte nga shpatullat. Shpesh ka zbritur në fushë nën hijen e Maradonës, shpesh i kanë kërkuar më shumë seç duhej dhe ndoshta në atë moment, ai nuk ka mundur t’ia thej.

Në këtë formë ai ndjehej i trishtuar, ndjente përgjegjësinë për t’i dhuruar gëzim një populli të tërë. Tani e gjithë Argjentina është në këmbët e tij. Nuk më pëlqen ta krahasoj me Maradonën, janë dy lojtarë të shkëlqyer në epoka të ndryshme. Unë e di se Maradona ishte një fenomen, e kam parë atë. Por, ashtu është edhe Messi vetëm se në një formë tjetër”, u shpreh Sacchi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera