Lajme

Sabri Hamiti do të turpërohej me kandidatët për kryetar të Podujevës, vetëm njëri e di kush e ka shkruar romanin “100 vjet vetmi”

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 23 September 2021

Në kuadër të Frontalit zgjedhor, është një rubrikë me “pyetjet surprizë” ku u bëhen kandidatëve për kryetarë për të kuptuar sa shumë e njohin qytetin e tyre.

Pyetja surprizë që iu shtrua ishte: Llapi pos në Politikë, Sport, Kulturë….i ka dhënë shumë edhe letërsisë. Në mesin e shkrimtarëve me të njohur që ka Kosova janë emrat e shkrimtarëve Nazmi Rrahmani, Zejnullah Rrahmani, Sabri Hamiti.

Njëri prej këtyre tre shkrimtarëve me origjinë nga Llapi është autor i romanit “100 vjet vetmi” që është edhe një libër autobiografik ku autori flet për fshatin llapjan dhe ndikimin që ka pasur në formimin e tij. Kush e ka shkruar këtë roman?

-Advertisement-

Ekrem Hyseni i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së dhe Gazmend Islami nga Balli Kombëtar Demokrat nuk e kishin idenë.

E vetmja që qëlloi pyetjen, ishte Floretë Zejnullahu e PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera