Sport

Sabit Osmani: Udhëtuam për fitore por nuk besuam se do të ndodhte kjo

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 17 April 2019

Trepça ’89 ka shënuar fitore të thellë si mysafir i Vëllaznimit me rezultat 4-0, në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i “minatorëve” Sabit Osmani, për SuperSport Kosova deklaroi se kishin udhëtuar për fitore, por jo me këtë rezultat të lartë.

“Të ju them të drejtën për fitore kemi ardhur, por katër gola diferencë nuk e besuam. Kjo ishte ndeshja më e mirë e Trepçës 89’ në këtë edicion. Edhe në shtëpi do ta kemi të vështirë me Vëllaznimin, por mendoj se gjysmën e punës e kemi kryer. Ju kërkova lojtarëve që në dhjetë minutat e parë të pjesës së dytë të kishin kujdes sepse edhe Vëllaznimi do ta kërkonte golin, mirëpo i shfrytëzuam kundërsulmet dhe arritëm të shënojmë sërish”, përfundoi Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera