Sport

Sabit Osmani tregon se në çfarë mënyre luajtën futbollistët e tij në barazimin me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 21 April 2019

Trepça ’89 ka marrë një pikë shumë të rëndësishme në udhëtim të Drita, duke luajtur baras 1-1, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i minatorëve, Sabit Osmani zbuloi se disa prej futbollistëve te tij luajtën edhe të lënduar:

“Jam i kënaqur me një pikë të fituar sot kundër Dritës. I përgazoj lojtarët për angazhimin. Ishte ndeshja e tretë brenda pak ditëve dhe u pa një lodhje e lojtarëve. Disa kanë luajtur edhe të lënduar vetëm e vetëm që ta ndihmojnë ekipin dhe i përgëzoj. Kjo pikë na shtyn edhe më shumë drejt sigurimit të mbijetesës”, deklaroi Sabit Osmani për Gazetasheshi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera