Lajme

Sabit Gashi hiqet nga lista e zezë e Amerikës: Drejtësia vonon, por nuk harron

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 11 April 2022

Departamenti i Shtetit Amerikan ka njoftuar së fundi për ndryshimet që janë bërë në kuadër të Listës së Zezë.

Përpos emrave nga Ballkani të cilët janë shtuar si njerëz në listën e zezë, SHBA mori vendim që të largojë disa prej emrave që ishin më parë.

Ish-pjesëtari i LKÇK-së, Sabit Gashi, i është gëzuar lajmit për heqjen e tij nga kjo listë.

-Advertisement-

Përmes një publikimi në Facebook, ai tha se me këtë vendim të SHBA-së, ka fituar drejtësia, transmeton lajmi.net.

Madje ai tha se drejtësia vonon, por nuk harron.

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Sapo e mora një njoftim nga mjetet e informimit se jam hequr nga lista e përpiluar nga ish presidenti amerikan George W. Bush në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni, të ashtuquajtur si “Lista e Zezë”. Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm”, ka shkruar ai.

Sabit Gashi ka figuruar në listë që nga viti 2001, në kohën e administratës së George W.Bush.

Departamenti amerikan ka njoftuar se ka larguar nga lista e sanksioneve disa nga personat e Ballkanit Perëndimor, por që lista u përmbush me disa emra të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera