Lajme

Sabiha Shala viziton fshatrat e Rugovës dhe prezanton platformën “Peja qytet turistik”(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 27 September 2017

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës,  Sabiha Shala në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit ka vazhduar fushatën derë në derë në fshatrat e Rugovës ku ka takuar dhejtra banorë të këtyre fshatrave duke ua prezantuar platformen qeverisëse “Peja qytet turisitik”

Shala prezantoj pikat kryesore nga programi i saj për turizimin duke i dhënë fokus kryesor;shpalljes së fshatrave të Rugovës monument natyror, krijimit të fshatrave turistik , investimit në infastrukturen turistike lokale, mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të akomodimit për turist të huaj dhe vendor, krijimin e një qendre që ka të bëjë me promovimin e produkteve vendore për turistët, shtimin e shtigjeve të ecjes në zonat malore, lirimin e të gjitha kompanive hoteliere nga taksat komunale që promvojnë ushqimin tradicional, mbështetjen e krijimit të brendeve të produkteve që kultivohen nëpër fshatrat e Rugovës.

Banoret u shprehen të kënaqur fillimisht nga vizita që ua bëri  Shala poashtu edhe për prezantimin konkret të platformës Peja qytet turisitik.

-Advertisement-

Shala u premtoj banorëve se do të bëjë gjithçka që  zhvillimi i turizimit në qytetin e Pejës të ndodh me hapa më dinamik dhe më konkret sepse turizimi konsiderohet njëra nga shtyllat kryesore që e përmirëson mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Pejës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera