Lajme

Sabiha Shala synon të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës

Autori: Halil Berisha 14:54 | 10 September 2019

Profesoresha e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, Sabiha Shala synon të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në Facebook, ku thotë që puna e saj në Kuvend do të jetë në funksion të nevojave të qytetarëve.

“Kam kënaqësinë dhe nderin t’ju informoj se Partia Demokratike e Kosovës në krye me z. Kadri Veseli më ka nominuar si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me nr. 24. Puna dhe angazhimi im në Kuvend do të jenë në funksion të plotë të nevojave tuaja. Përmes angazhimit tim politik do të përpiqem të jem zëri i juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

-Advertisement-

Sabiha Shala ka qenë edhe kandidate e PDK për kryetare të Komunës së Pejës në zgjedhjet e fundit lokale. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera