Lajme

Sabiha Shala përmbledh pikat kryesore te programit te saj!

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 19 October 2017

Kandidatja për kryetare të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala, sonte në   debatin “Magazina Lokale” në Klan Kosovë ka prezantuar projektet e saj për mandatit 4 vjeçar të qeverisjes, shkruan Infokusi.com

Shala ka thënë se për hartimin e programit të saj është konsultuar me ekspertë të fushave përkatëse

“ Programi është hartuar në konsultim me ekspertë të fushave përkatëse  krahas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Pejës” ka thënë Shala

-Advertisement-

Ajo ka vazhduar duke prezantuar 5 pikat kryesore të programit të saj qeverisës

“Programi im përbëhet nga pesë pika

  1. Zhvillimi ekonomik, zhvillimi lokal, punësimi i grave
  2. Arsimi, kultura, sporti
  3. Urbanizmi, mjedisi
  4. Shëndetësia
  5. Qeverisja e mirë, transparente, llogaridhënëse” ka thënë Shala

 

Shala ka shtuar se në programin e saj përfshihen 34 projekte me 24 milionë euro

“Programi im përfshin 34 projekte kapitale me 24 milionë euro nga buxheti i komunës, buxheti i qeverisë qendrore, partneriteti publiko privat dhe donacione, dhe do të krijohen 8 mijë vende punë kryesisht në sektorin privat” ka thënë Shala./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera