Lajme

Sabiha Shala me reformë sistematike në sektorit të shëndetësisë, premton barazi, efikasitet dhe cilësi në qytetin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 29 September 2017

Një reformë sistematike e sektorit të shëndetësisë për të përmbushur objektivat kryesore të barazisë, efikasitetit dhe cilësisë në qytetin e Pejës, është premtuar nga kandidatja për kryetare nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala.

Shala ka thëne se Pejës i duhet një ndërhyrje e menjëhershme dhe e menduar mirë, që do të jetë vendimtare për të ofruar përfitime për qytetaret e Pejës.

Sabiha Shala, ka ndezur të gjithë mekanizmat që qojnë sistemin e shëndetësinë drejtë një mirëqenie për çdo individ.

-Advertisement-

Programi i Shalës ka kërkuar të hap një politikë të re shëndetësore drejtë një rruge të qëndrueshme.

Shala tanimë ka përcaktuar se cilat janë fushat me prioritet në ketë sektor, cilat shërbime do ti ofrojë qytetareve, si duhet ndarë buxheti komunal lidhur me problemin e shëndetit publik në Komunën e Pejës.

Shala përmes një vizite në institucionet shëndetësore ka siguruar qytetarët e Komunës së Pejës se kujdesi ndaj shëndetit të tyre do të jetë një nga prioritete e saj kryesore nëse ajo do të qeverisë me Pejën./Infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera