Lajme

Sabiha Shala e PDK-së thotë që Bashkim Nurboja i Vetëvendosjes ka ngelur klasën

Autori: Halil Berisha 21:29 | 15 September 2019

Në Pressing të televizionit 7 të ftuar janë kandidat për deputet nga partitë politike të cilët vijnë nga qyteti i Pejës.

Një nga temat që po zhvillohet në debat është edhe arsimi, shkruan gazeta inFokus.

E derisa, po flitet për këtë tematikë, Nurboja e ka akuzuar Shalën që si ligjeruese në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, ka ardhur me të njofshëm.

-Advertisement-

Mirëpo, Shala i është kundërpërgjigjur duke i thënë që Nurboja ka punësuar gruan e tij në universitet, derisa për të, thotë që ka ngelur një vit në shkollën e mesme, si nxënës i dobët.

“Unë po du me ju njoftu se prorektori i Haxhi Zeka është në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet, mos e banalizoni debatin, Nurboja të lutem mos e personalizo debatin, ke përsëritë vitin, prindi i tij ka punuar për struktura tjera”.

“Të gjithë e dijnë suksesin e Nurbojës në shkollën e mesme, e ka ulë debatin në nivel personal, është e dhimbshme, mos të personalizohet debati, të gjithë Kosova e dijnë dëftesën e Nurbojës në shkollë të mesme”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera