Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 28 April 2024
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Qytetarët të cilët kanë armë pa leje cenojnë rendin dhe sigurinë publike, por mbi të gjitha rrezikojnë jetën e tyre.
Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, çdo vit në Kosovë konfiskohen rreth 1500 armë ilegale.
Nuredin Ibishi, ekspert i Sigurisë, thotë për Radio Kosovën se vrasjet e ndodhura në vend, janë burim i posedimit të armëve ilegale dhe kjo paraqet rrezik për sigurinë e qytetarëve.
Ibishi thekson se për parandalimin e kësaj dukurie duhet një reagim qytetar dhe institucional.
“Së pari, nuk duhet të pritet vetëm nga policia, gjyqësia e prokuroria për masa reaguese. Por, në këtë rast duhet edhe një vetëdijesim qytetar.
Shtimi i menjëhershëm i masave ndëshkuese dhe atyre parandaluese do të ndikojë në zvogëlimin e armëve ilegale në duart e qytetarëve”, thotë Ibishi.
Ai deklaron se Ministria e Punëve të Brendshme duhet sa më shpejt të ndërmarrë masa parandaluese, por edhe të bëjë legalizimin e armëve.
“Pres që së shpejti MPB-ja të bëjë ligjin për legalizim dhe të fillojë një proces i ri dhe gjithë ky posedim ilegal i armeve të dorëzohet dhe rreziku të minimizohet”, shton ai.
E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një nga mbledhjet e Qeverisë, ka thënë se në raport me përgjegjësit e Ministrisë së Drejtësisë do të bëhet edhe njëherë rishikimi i Kodit Penal të Kosovës dhe në bashkëpunim me MPB-në janë duke punuar në raport për armëmbajtjet pa leje.
“Për shkak të politikës sonë ndëshkimore dhe mos veprimi nga sistemi prokurorial në raport me personat e dyshuar për armëmbajtje pa leje, ne na duhet që t`i shikojmë këto dispozita në mënyrë që ta pamundësojmë që prokurorët t`i neglizhojnë këto raste. Vetëm në dy
rastet e fundit kemi parë që personat kanë pasur armëmbajtje pa leje mirëpo, kjo nuk është adresuar si duhet nga institucionet” ka deklaruar ministrja Haxhiu.
Në raportet 24 orësh të Policisë së Kosovës, deklarimi i veprave kriminale në qendër kanë armët. Madje, vetëm për dy muajt e parë të
këtij viti, janë raportuar 270 raste të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas statistikave të Policisë, në operacione të ndryshme të ndërmarra gjatë vitit 2023, janë konfiskuar 1.392 armë zjarri të llojeve të ndryshme si dhe janë konfiskuar 37.215 sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm.
Vetëm këtë vit policia ka reaguar në 522 raste dhe ka konfiskuar 562 armë pa leje. Në periudhën e legalizimit para dy vitesh, janë paraqitur vetëm rreth 2 mijë kërkesa.
Ndërsa, llogaritet se rreth 250 mijë armë janë pa leje në Kosovë. Ky edhe konsiderohet një ndër shkaktarët e shumë vrasjeve.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...