Lajme

Sa vota mori kandidati i AAK-së që “e ngatërrojnë” me Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 21 February 2021

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kastriot Berisha i cili edhe ka ngjashmëri me liderin e partisë, Ramush Haradinaj ka arritur që në pesë qytete të marr vetëm 261 vota.

Kaq vota ai mori në Deçan, Gjakovë, Pejë, Istog dhe Suharekë.

Vota ai ka marr edhe në Malishevë prej nga e ka prejardhjen ai.

-Advertisement-

“Sipas rezultateve preliminare unë jam kandidati më i votuar i AAK-së në komunën e Malishevës. Po ashtu, në fshatin tim Gurbardh, AAK është partia më e votuar nga të gjitha fshatrat në komunën e Malishevës”, ka shkruar Berisha.

Berisha gjatë fushatës parazgjedhore është komentuar mjaft shumë për dukjen e tij dhe për ngjashmëritë që ka me Ramush Haradinajn.

Vet ai në një intervistë për emisionin “Frontal”, në T7 pati thënë që ka raste që shumë persona e ngatërrojnë me Haradinajn dhe i flasin duke menduar që është ai.

Votat e Kastriot Berishës në këto pesë qytete:

Deçan: 36

Gjakove: 66

Peje: 6

Istog: 21

Suharekë: 132

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera