Lajme

Sa vota mori Fadil Nura në fshatin e tij të lindjes e sa Bekim Jashari

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 18 October 2021

Fadil Nura, të dielën pas rezultatit preliminar të KQZ-së shpalli fitoren në Skenderaj.

Ai këtë komunë e mori me 57.99% duke lënë mbrapa kundër kandidatin e tij, Bekim Jasharin me 40.64% të votave.

E kandidati i PDK-së në fshatin e tij të lindjes, në Qirez nga dy vendvotime sa ishin ka marrë 484 vota, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ndërsa në fshatin e Nurës vota ka marrë edhe Bekim Jashari ani pse me një numër më të vogël.

Gjithsej në këtë fshat, kryetari i deritashëm arriti të fitojë besimin e 254 qytetarëve.

Kujtojmë se në vendin e tretë në këtë komunë ka mbetur Sokol Halili, me vetëm 298 vota në të gjithë komunën./Gazeta Infokus/ 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera