Sa vjeç është zemra juaj? Zbuloni faktorët që e dobësojnë para kohe
Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 15 January 2020
Të dhënat e një viti më parë nga Instituti i Shëndetit Publik, treguan shifra alarmante në lidhje me numrin e të sëmurëve nga zemra. Në Shqipëri renditet si shkaku i parë i humbjes së parakohshme të jetës.
Po ju a jeni të rrezikuar?
Një projekt i përbashkët i Universitetit të Bostonit dhe Institutit Amerikan Për Zemrën, do të hedhë në treg një pajisje që përllogarit moshën e saktë të zemrës. Ama jo vetëm moshën por edhe rrezikun që u kanoset nga sëmundjet kardiovaskulare. Në përllogaritjen e këtij rreziku përfshihen edhe mosha, historiku i familjes dhe stili i jetesës. Nuk përjashtohen edhe ushqyerja, aktiviteti fizik dhe duhanpirja. Nëse marrim në konsideratë numrin e lartë të njerëzve të prekur nga këto sëmundje në Shqipëri, atëherë me siguri, zemra e shumë njerëzve është ‘e plakur’ para kohe.
Faktorët që Plakin Zemrën dhe ata që e Rinojnë atë
Ju mund të ndiheni të rinj në moshë, por nëse pini duhan, nëse nuk kryeni aktivitet fizik dhe nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, zemra juaj ka hyrë në moshën e tretë. Ekspertët thonë se përveç ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik, ju mund të ulni faktorët e rrezikut duke: Ulur tensionin e gjakut. Përmirësuar nivelin e kolesterolit. Mirëmbajtur peshën. Kontrolluar nivelet e glukozës, sheqerit në gjak.
Regjimi Mesdhetar – Më i Miri për Zemrën
Ushqyerja mesdhetare është një regjim i shëndetshëm për zemrën. Nëse e keni të vështirë të ushqeheni shëndetshëm mund të ndërmerrni hapa të vogla:Hani perime në të paktën dy herë në ditë. Hani nga një frut në çdo vakt. Përfshini arrorët, si arra, bajame, lajthi e të tjera, nëpër sallata. Hani mish të kuq vetëm një herë në javë. Nga ana tjetër, duke kryer edhe aktivitet fizik, ju mund të jeni në rrugën e duhur për ta mbajtur zemrën të re dhe në formë. Në këtë mënyrë, mund të shmangni disa probleme dhe sëmundje kronike që jo vetëm ju vështirësojnë jetën, por edhe ju pengojnë të bëni një jetë të gjatë.
Të tjera
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj dekalron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...