Sa vaksina do të arrijnë brenda majit në Shqipëri?
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 04 May 2021
Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të mbërrijnë 11 mijë e 700 doza vaksine Pfizer.
Vetëm gjatë majit, ministrja Manastirliu tha se do të vijnë 99 mijë doza vaksine nëpërmjet kontratave që ka vendi me Pfizer dhe mekanizmave ku është futur.
“Falë këtyre përpjekjeve sot kemi mbi 730 mijë doza vaksine që kanë mbërritur në vend dhe përgjatë kësaj jave do të kemi edhe 11 mijë e 700 doza vaksine Pfizer të cilat priten të vijnë. Sikundër vijojmë të furnizohemi, përgjatë muajit Maj do të vijojmë furnizimin me 99 mijë doza vaksine nga kontrata jonë me Pfizer, instrumentin Covax si dhe me një instrument të ri të mbështetjes së BE-së për alokimin e vaksinave për vendet e Ballkanit. Përpjekjet janë materializuar galë një organizimi kapilar në të gjithë vendin me një punë të palodhur të stafeve tona mjekësore dhe vaksinatorëve në terren”, tha Manastirliu.
Ministrja u shpreh se është arritur objektivi prej 500 mijë vaksinimesh ndërsa shtoi se qeveria është gati të ecë drejt objektivit për të arritur 1 milion vaksinime./tvklan
Të tjera
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...