Lajme

Sa u shtrenjtua buka, qaji e kafja që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës?

Autori: Doresa Geci 14:44 | 25 October 2021

Kur Kosova u shpall e pavarur, një kilogram çaj, në vitin 2008, qytetarët mund ta blinin me 3 euro e 70 centë.

Por vlera e këtij produkti për 13 vite është dyfishuar, shkruan Gazeta Infokus.

Në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i çajit në vitin 2021 është 7 euro e 89 centë.

-Advertisement-

E gjatë kësaj kohe çmimet ndryshuan edhe për mishin, vezët, bukën e shumë produkte të tjera të konsumit të gjerë.

Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2008 çmimi i një kilogrami miell ishte 32 centë, ndërsa këtë vit sasia e njëjtë e miellit kushton 52 centë.

Ndërkaq, një litër qumësht, që banorët e Kosovës mund ta blinin me 86 centë në vitin 2008, në vitin 2021 çmimi i qumështit është rritur në 92 centë.

Çmimi i benzinës për gjatë këtyre 13 viteve është rritur për 35 centë më shumë, ndërsa i naftës për 24 centë.

Më poshtë gjeni edhe tabelat me ndryshimin e çmimeve që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera