Ekonomi

Sa u rrit çmimi i sigurimit për vetura?

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 01 November 2019

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi se i ka ndryshuar tarifat e sigurimit për kateogoritë e automjeteve për pasagjerë.

Në komunikatë për media thuhet se nuk është miratuar raporti i aktuarëve i cili sugjeronte rritje prej 36 për qind.

Ndersa, kompanitë duhet që rritjen ta përshtatin në bazë të shkallës së inflacionit prej vitit 2002 deri në vitin 2018, të matur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

-Advertisement-

Por, nuk sqarohet se për çfarë rritjeje bëhet fjalë, pasi të kalkulohet shkalla e inflacionit.

Buletini Ekonomik ka analizuar shkallën e inflacionit ndër vite në Kosovë dhe ka përshtatur tarifën e primeve përkatëse me inflacion duke zbritur normën e tatimit në qarkullim prej 5 për qind.

Nga kjo del se rritja e tarifave për këtë sigurim është rreth 30 për qind.

Më poshtë e keni tabelën:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera