Lajme

Sa u mbajtën sekrete aktakuzat për ish-luftëtarët e UÇK’së?

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 24 October 2020

Akoma nuk dihet nëse akti akuzues që përfshinë Presidentin Hashim Thaçi, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe disa të tjerë, është konfirmuar apo është hedhur poshtë nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Duket se Dhomat e Specializuara nuk e kanë të vështirë të mbajnë sekret fatin e aktakuzave, madje edhe për një kohë më të gjatë.

Kjo u vërtetua më 24 shtator të këtij viti kur Sali Mustafa, i njohur si komandant Cali u arrestua befasisht nën asistimin e EULEX’it, kur u morr vesh se urdhri për këtë aksion ishte lëshuar 103 ditë më herët, më 12 qershor kur edhe iu konfirmua aktakuza.

-Advertisement-

Kaq shumë jo, por goxha ditë kishin kaluar nga ngritja e aktakuzës deri te arrestimi i Fatmir Limajt nga Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish Jugosllavi.

Limaj ishte akuzuar për krime lufte më 24 janar të 2003-ës, ndërsa ish luftëtari i UÇK’së ishte arrestuar tre javë e pesë ditë më vonë, në 19 shkurtin e 2003-ës, sa ishte në Slloveni.

Ngjashëm ishte vepruar edhe me Haradin Balën që ishte pjesë e së njëjtës aktakuzë me Limajn, të ngritur në 24 janarin e 2003.

Megjithëse ky bashkë me Isak Musliun e Agim Murtezin ishin transferuar për në Tribunal një ditë më herët se arrestimi i Limajt, më 18 shkurt.

Më shkurt se këta para trupit gjykues priti për të dalë ish komandanti i zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Aktakuza e tij u konfirmua më 4 mars të 2005-ës, e njëjta ishte publikuar 6 ditë më vonë deri sa vetë Haradinaj pati paraqitjen e parë në Hagë më 14 mars të atij viti.

Tribunali i Hagës kishte vepruar kësisoj edhe me ish luftëtarët në luftëra tjera të Ballkanit.

Ish gjenerali i ushtrisë kroate, i lindur në Vushtrri, Rrahim Ademi pati aktakuzë të ngritur ndaj tij që nga 21 maji i vitit 2001 ndërkohë që ky u vetë-dorëzua në Tribunal më 25 korrik./KlanKosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera