Fokus

Sa teste bënë dhe sa fituan Devollët me laboratorin që ua licencoi ministria e Zemajt

Autori: Hateme Smajli 13:01 | 14 September 2020

Për më pak se një muaj “Medical & Laboratory Services MLS” që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, Vlerës, kreu më shumë se 50 teste në ditë.

E prej këtyre testeve laboratori i Devollëve ka fituar me shumë se 88 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Konkretisht që nga 10 gushti deri me 3 shtator kanë kryer teste PCR në vlerë prej 88 mijë e 465 euro.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Zbulohet “sekreti” i laboratorit të Devollëve dhe i Ministrisë së Zemajt

Numrin e testeve PCR që ka kryer laboratori në fjalë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

“Deri me 03.09.2020 nga Laboratori në fjalë janë kryer 1361 testeve sipas metodës RT PCR”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për inFokus.

Ministria e Shëndetësisë i dha licencën “Medical & Laboratory Services MLS” për të kryer testet PCR për COVID-19.

E për afër 1 muaj ky laborator pati monopolin në kryerjen e testeve PCR, duke kryer kështu 1 mijë e 361 teste.

Ndërsa në një komunikatë për media AKK-ja njoftoi se laboratori i Devollëve ka kryer vetëm 4 teste PCR të llojit që kushton 200 euro e që fitimit prej më shumë se 88 mijë euro i shtohen edhe 800 euro të tjera.

Gjithsej me të dyja llojet e testeve PCR atë 65 euro dhe 200 euro , “Medical & Laboratory Services MLS” ka fituar 89 mijë e 265./Gazeta inFokus/ 

LEXO EDHE: MSH e IKSHPK mbajnë sekret testet e laboratorit të Devollëve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera