Lifestyle

Sa shumë duhet të bëni seks, duke u bazuar në moshën që keni

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 02 February 2018
Shumica e çifteve brengosen se a është jeta e tyre seksuale në rregull dhe sa shumë seks konsiderohet mjaftueshëm për një lidhje të shëndoshë.Ekspertët e Institutit Kinsey i janë adresuar këtij problemi, duke kryer eksperimente të ndryshme për të zbuluar se sa shpesh duhet të bëni seks në bazë të moshës që keni, transmeton Telegrafi.

Ndoshta do të befasoheni nga fakti se të rinjtë e moshave 18 deri 29 vjet bëjnë mesatarisht 112 herë seks në vit, që do të thotë dy herë në javë.

-Advertisement-

Njerëzit e moshave 30 deri 39 vjet bëjnë 86 herë seks në vit (1.6 herë në javë), ndërsa çiftet në vitet e tyre të 40’ta bëjnë seks 69 herë në vit.

Studimi tregon se me plakjen rriten edhe shanset për të vuajtur nga sëmundje të ndryshme kronike, të cilat patjetër se kanë ndikim negativ në shpeshtësinë dhe kualitetin e aktivitetit seksual.

Fatkeqësisht instituti nuk ka kryer hulumtime për shpeshtësinë e seksit të personave mbi moshën 50 vjet, por hulumtimet e mëhershme nga Universiteti i Manchesterit tregojnë se edhe personat mbi 50 vjet kanë një jetë të shëndetshme seksuale, pavarësisht pengesave që mund t’i kenë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera