Lajme

Sa shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria për fundvit

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 31 December 2017

Fluks i madh lëvizjesh për festat e fundvitit. Policia e Shtetit bën publike shifrat, sa shqiparë dhe automjete kanë hyrë në vend që nga data 24 dhjetor.

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin jep të dhënat.Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në kuadër të festave të fundvitit janë angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje -daljeve , duke marrë një sërë masash shtesë.

Në këtë kuadër janë marrë masa në burime njerëzore ashtu edhe në insfrastrukturë, ku janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim , krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata , si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor , të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasëve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

-Advertisement-

Është marrë kontakt dhe është dakortësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajshme, duke eleminuar radhët e gjata.Prej datës 24.12.2017 deri më datën 31.12.2017 nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka patur fluks të shtuar në hyrje dhe lëvizje normale në dalje konkretisht:Kanë hyrë 241 546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67 971 mjete.Kanë dalë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në vendin tonë edhe 23 981 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Deparatamenti për Kufirin dhe Migracionin ka marrë një sërë masash edhe në drejtim të performancës së punonjësve të Policisë Kufitare, me qëllim që punonjësit e Policisë tju shërbejnë me kulturë dhe në kohë reale qytetarëve që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.

Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur dhe afishuar numrat pa pagesë 112, 129 dhe 0800 90 90 për të denoncuar çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë.Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Po bashkëpunohet dhe po shkëmbehet informacion në kohë reale me homologët Italianë, Grekë, Maqedonas, Malazezë e të Kosovës, për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tentative për trafiqe të paligjshme, apo për çdo veprimtari kriminale që mund të shfaqet duke përfituar edhe nga flkuksi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme si rezultat i bashkëpunimit mjaft efikas të Policisë Kufitare me Policinë Italiane është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë.Policia Kufitare duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2018, mirësi e begati në familjet tuaja, siguron se shërbimi i Policisë Kufitare do jetë akoma më cilësor gjatë vitit që presim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera