Lajme

Sa shpenzojnë naftë “tanket” e kosovarëve?

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 16 December 2018

Deri në fillim të këtij muaji në Kosovë janë importuar 608 milionë litra karburant. Nga këto litra, 536 milionë litra janë naftë kurse 72 milionë të tjerë janë benzinë.

Automjetet e kosovarëve duket se ngjajnë në tanke për sa i përket shpenzimeve, kjo pasi pjesa më e madhe e naftës së importuar shpenzohet në automjete.

Përpos këtyre që janë importuar, sipas zëdhënësit për media nga Dogana e Kosovës, Adriatik Stavileci, pati edhe disa maune të cilat janë kthyer në kufi.

-Advertisement-

“Në aspektin sasior janë importuar 608 litra, por pati edhe disa raste të kthimit të maunave”, ka thënë Stavileci.

Ndërsa në Kosovë janë gjithsej 60 subjekte ekonomike që merren me importin e naftës.

Kështu të paktën është bërë e ditur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera