Sa shpenzojnë ballkanasit për pushime?
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 10 July 2022
Ballkanasit nuk kursejnë kur bisedohet për të udhëtuar për pushime, edhe kur kanë të ardhura të ulëta.
Krizë ekzistenciale ose jo, qytetarët e rajonit gjejnë mënyra nga të ardhurat e tyre modeste të udhëtojnë për pushime, ndonjëherë një herë, por ndonjëherë disa herë në vit. Disa edhe marrin hua vetëm të mos heqin dorë nga plazhi. Kriza ekonomike e shkaktuar nga inflacioni, ndryshimet në rrjedhat ekonomike të cilat i solli pandemija, kriza energjetike, por edhe lufta në Ukrainë, e cila shkaktoi ndryshme të mëdha në tregun botëror ndikuan në rritjen e aranzhimeve turistike. Por, çka thonë të dhënat e deritanishme statistikore, sa qytetarët e Ballkanit ndajnë nga buxheti i tyre për pushim?
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë në mënyrë modeste
Në mënyrë modeste, por rregullisht, mund të përshkruhet zakoni për të shkuar në pushime tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, ata mesatarisht shpenzojnë 20 euro në ditë për një pushim vjetor që mesatarisht zgjat 11 ditë. Kjo do të thotë se një turist i Maqedonisë së Veriut shpenzon mesatarisht 220 euro për pushime.
Qytetarët e Serbisë nuk kursejnë për pushime
Qytetarët e Serbisë shpenzojnë dy herë më shumë në pushime krahasuar me qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Një turist mesatar nga Serbia shpenzon rreth 55 euro në ditë ose 550 euro për person për një pushim 10-ditor. Të dhënat e publikuara në media tregojnë se serbët shpenzojnë rreth 95 euro në ditë për pushime në Kroaci, shifër më e lartë edhe se gjermanët, të cilët shpenzojnë 65 euro në ditë për të njëjtin destinacion.
Qytetarët e Malit të Zi preferojnë mysafirë
Malazezët preferojnë të presin turistë në vend që të udhëtojnë për pushime, pasi Mali i Zi ka një traditë turistike tashmë disa dekada. Por kur shkojnë për pushime, malazezët shpenzojnë mesatarisht 195 euro për person në një udhëtim.
Qytetarët e Shqipërisë shpenzojnë 229 euro për person
Qytetarët e Shqipërisë vitet e fundit janë dëshmuar si mikpritës të mirë në turizëm. Kur bëhet fjalë për pushimet e tyre, statistikat tregojnë se ata si turistë shpenzojnë mesatarisht 229 euro për person për një udhëtim.
Tek qytetarët e Kosovës praktikë është pushimi 7-ditor
Analizat e kompanive hulumtuese për preferencat turistike të qytetarëve të Kosovës tregojnë se pjesa më e madhe, respektivisht 76 për qind e qytetarëve, shkojnë në pushime 7-ditore ku shpenzojnë mesatarisht 200 euro për person.
Edhe pse kanë të ardhura më të larta, qytetarët e Kroacisë nuk shpenzojnë më shumë se të tjerët
Edhe pse është i vetmi vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE) në rajon ku të ardhurat e qytetarëve janë dukshëm më të larta se në pjesët e tjera të rajonit, kroatët nuk shpenzojnë më shumë për pushime nëse i krahasojmë me vendet e tjera të Ballkanit. Sipas të dhënave të Eurostat-it, turisti mesatar kroat shpenzon pak më pak se 225 euro për pushimet e tij.
Qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës shpenzojnë mesatarisht 200 deri në 300 euro për pushime
Hulumtimet për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë udhëton për pushime që zgjasin 7 deri në 9 ditë, ndërsa shpenzimet mesatare lëvizin nga 200 deri në 300 euro për person.
Sa shpenzojnë evropianët?
Statistikat e Eurostat-it për sa i përket udhëtimeve turistike tregojnë se brenda BE-së qytetarët e Luksemburgut për pushime shpenzojnë më së shumti, mesatarisht 768 euro për person. Lart në krye përmenden edhe banorët e Maltës që shpenzojnë 646 euro për person, si dhe austriakët që shpenzojnë 607 euro për person.
Më pak para për pushime nga buxheti familjar shpenzojnë lituanët (107 euro), pasuar nga rumunët (125 euro) dhe qytetarët e Republikës Çeke (129 euro).
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...