Sa shkolla kanë bojkotuar grevën në arsim?
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 22 September 2022
Fillimi i procesit mësimor dhe bojkotimi i grevës tashmë është bërë nga disa shkolla në qytete të ndryshme të Kosovës. Megjithatë një pjesë e madhe e shkollave në vend po vazhdojnë të jenë në grevë e nxënësit po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi tash e tre javë.
Siç duket vetëm shkollat në komunën e Prishtinës i kanë qëndruar besnike grevës, pasi vetëm tre klasë në dy shkolla kanë filluar mësimin.
Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, drejtoresha e arsimit në kryeqytet, Besianë Musmurati.
Ajo ka thënë se asnjë shkollë nuk e ka filluar mësimin në tërësi, shkruan Gazeta Infokus.
”Asnjë shkollë nuk ka filluar në tërësi mësimin, përpos nga 3 klasë në shkollën “Faik Konica” dhe “Ismail Qemali”, bazuar në informatat që i kemi deri tash”, ka thënë ajo.
Ndërsa në Fushë Kosovë, mësimi ka filluar vetëm në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”.
“Në Komunën e Fushë Kosovës vetëm Gjimnazi është duke zhvilluar procesin mësimor nuk kemi informacion për ndonjë shkollë tjetër“, ka konfirmuar për Infokus drejtori i arsimit në komunë, Samir Shahini.
Ndërkohë në Gjakovë ka më shumë se një javë që mësimi ka filluar në 7 shkolla të këtij qyteti. Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, drejtoresha e arsimit në këtë komnë, Eranda Kumanova – Baçi.
”Drejtoria e Arsimit, sipas njoftimit në Facebook, është informuar zyrtarisht nga drejtorët e shkollave që mësimi fillon në këto shkolla: Shkolla fillore “Mustafa Bakija”,SHFMU “Fehmi Agani”SHFMU ” ,Emin Duraku”SHMU ”, Yll Morina” pjesërisht, SHFMU “Fan S.Noli”, fshati Dujakë”, kishte deklaruar ajo.
Zyrtarisht edhe në llogaritë e tyre në Facebook shkollat kishin njoftuar se do të fiillojnë mësimin.
Këto njoftime i kishte nisur shkolla, “Kelmend Rizvanolli, në Gjakovë. Përkatësisht më 14.09.2022 kjo shkollë kishte njoftuar Ministrinë e Arsimit të kësaj komune se do filloi procesin mësimor.
Kurse në Kaçanik vetëm dy klasa të një shkolle filluan vijimin e mësimit me 20.09.2022 dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ndërkaq të kundërtën po e thotë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci e cila ka deklaruar se ka një numër goxha të madh të shkollave që kanë filluar mësimin, ani pse sipas saj për këtë nuk kanë të dhëna zyrtare se sa është numri i këtyre shkollavë që sipas saj e kanë ndalur grevën.
”Raportet janë duke u përpunuar nga zyrtarët e minsitrisë. Këtu kemi një sfidë, sepse jo të gjitha komunat bashkëpunojnë dhe i përcjellin të dhënat. Komuna si Prishtina e Fushë Kosova nuk i përcjellin të dhënat, kështu që detyrohemi që me zyrtarë të ministrisë, me inspektorë të bëjmë vizita në terren”, deklaroi Nagavci.
Nga ana tjetër kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jashari, ka deklaruar se të gjitha shkollat që nuk duan të vazhdojnë grevën mund ta ndalin atë.
Kujtojmë që kërkesa e SBASHK-ut është shtesa prej 100 euro për mësimdhënësit, të cilën po e kundërshton fuqishëm ekzekutivi i vendit.
E gjithë kjo situatë tërhoqi edhe vëmendjen e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë duke bërë kështu që Drejtoresha e kësaj sindikate , Susan Flocken të vizitoj dje kryeministrin Kurti dhe Kreun e SBASHK –ut, Jasharajn, pasi që sipas saj është e nevojshme një palë e tretë për dialog mes këtyre të fundit .
“Zakonisht kur të dyja palët nuk mund te pikëtakohen, ajo qe arrihet është një procedurë e zbutjes qe vihet ne vend, kështu që duhet të kesh një palë të tretë, person të tretë, për të negociuar mes të dyja palëve, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje” ka deklaruar Flocken .
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se greva në sistemin arsimor do të vazhdojë, kjo edhe pas takimit që pati sot Sussan Flocky, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
Ai në një konferencë për media pas këtij takimi, ka deklaruar se as mbështetja e Floken nuk ka ndikuar në ndryshimin e qeverisë karshi kërkesave të grevistëve të SBAShK-ut.
“Ishte një takim mes qeverisë dhe Zonjës Floken, takimi ishte në gjuhën angleze shumë gjëra nuk kam mundur t’i kuptojë, por shihet se Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërruar qëndrimet e veta. Ky nuk ishte një takim i SBAShK-ut, i qëndroj pas asaj që kam thënë se asnjë takim i SBASHK-ut nuk do të mbahet pa praninë e mediave”, ka thënë Jasharaj. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...