Opinione

SA ROMËT JANË TË BUTË PËR TU MANIPULUAR, ASIMILUAR DHE SA JANË TË GATSHËM TË VENDOSIN PËR TË ARDHMEN E TYRE?

Autori: Avdi Misini 23:41 | 23 January 2021

Fakti se para 21 viteve romët e Kosovës janë etiketuar si bashkëpunëtor të regjimit të kaluar ka sjellur romët në situata të palakmueshme. Gjatë 20 viteve të fundit romët në Kosovë me aftesitë dhe dijën e tyre kanë arritur ta kthejnë një imazh të mirë e të merituar në shoqërine ku jetojnë duke u bërë pjesë e jetës së përditshme. Edhe pse ka ende defekte të dukshme në përfshirjen e plotë në shoqëri romët janë në rrugë të duhur për të siguruar një të ardhme më të mire duke vendosur vet për këtë.

Kohëve të fundit përpjekjet e deritanishme rezikohën me formimin e shumë subjekteve politike romë në Kosovë për pjesëmarrje në Zgjedhje të Parakohshme dhe me këtë romët e kosoves janë ndare në dy zona: pjesa veriore dhe pjesa jugore.
Romët e Kosovës historikisht kanë qenë të ndarë në dy zona, ajo e pjesës qendrore/veriore të Kosovës (Prishtinë, Obiliq, Gjilan, Graqanicë, Vushtrri e Mitrovicë) dhe pjesa jugore apo romët e rrafshit të Dukagjinit (Prizren, Pejë, Gjakovë, Suha Reke, Rahovec, Ferizaj). Duke pasur parasysh që romët kudo që jetojnë adaptohen shumë shpejt rrethit evidente është se Romët e Kosovës para dhe pas luftës nga pjesa veriore ndikohen nga politikat e shteteve veriore dhe romët e pjesës jugore nga politikat e shteteve jugore.

Këto fakte i bëjnë më të qëndrueshme shqetësimet e romëve rreth manipulimeve të mundshme. Tendenca e instalimit të vullnetit e të tjerëve ndaj romëve kohëve të fundit po rritet për shkak të mosbashkimit të romëve. Tendenca që të futen romët në lojerat politike ndërshetërore do ti sjellin romët në një pozitë shumë të palakmueshme dhe të rezikshme të cilët ashtu se ashtu janë në margina të egzistencës.
Kjo do të rezikon në mënyrë serioze egzistimin e romëve në Kosovë dhe ritjen e mundësisë për asimilim. Nëse ndodhë kjo, reziku i egzistencës do të ritet me migrimin e romëve për shkak të presionit shoqëror dhe ekonomik deri sa reziku nga asimilimi do të fillon kur romët do fillojne të fshehen pas një komuniteti tjetër, njejt qysh ka ndodhur me disa romë pas luftës në Kosovë, të cilët janë shëndrruar në të “tjerë”.

-Advertisement-

Për situaten e tashme të gjithë jemi fajtor. Nuk kemi afruar mjaftueshëm zonen veriore të romëve të kosovës, mirëpo edhe ata nuk kanë dashur të na afrohen për shumë arsye. Nuk jemi interesuar mjaftushëm për “Romizmin” dhe jemi marur me të tjerët të cilët kanë kundershtuar që janë pjesë e jona dhe kështu janë ngritur më lartë.
Strategjia e romëve tani e tutje duhët të jetë e qartë duke kundërshtuar të tjerët të cilët nuk dëshirojnë të jenë pjesë e jona dhe ti përdorim elemente të lashta e të vërteta historike dhe gjuhësore që i kemi për tu ngritur si Romë.

Shoqëria civile e romëve ka tentuar ti bashkon tre subjekte në një vend, pse jo edhe i katërti të ju afrohët. Por, asnjëri nuk deshiroj!
Nuk jemi kundër askujt. Mirëpo jemi kundër asaj që romët të manipulohën nga të tjerët dhe të instalohet përfaqësimi i romëve ashtu siq e dëshirojnë të tjerët.

NE ROMËT DUHET VET TË VENDOSIM KUSH DO TË PËRFAQËSON NEVE!
SITUATA E ROMËVE ASNJËHER NUK DO TË PËRMIRËSOHET NËSE NE NUK JEMI TË BASHKUAR.
PATRIOTIZMI I ROMËVE ËSHTË BASHKIMI I ROMËVE!
Shpresojmë që nuk do të bëhet ajo për çka ne dijmë, por do të bëhet ajo çka ne dëshirojmë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera