Lajme

Sa punëtorë do të punësohen në ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 14 December 2017

Pas pesë vitesh pritet që Kosova ta ketë Termocentralin “Kosova e Re”, kjo pasi që dje Qeveria e Kosovës dhe “Contour Global” kanë arritur marrëveshje.

Projekti i ndërtimit do të nis vitin e ardhshëm, ku do t’i punësoj 10 mijë persona gjatë ndërtimit.

Ndërsa, të punësuar të përhershëm 500 persona.

-Advertisement-

Ndërtimi i një termocentrali me djegie të qymyrit ka pasur kundërshtime të vazhdueshme, Disa përfaqësues të shoqërisë civile ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, e quajnë projekt jo transparent dhe të dëmshëm për mjedisin dhe për qytetarët e Kosovës.

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë për Energji (KOSID) ka thënë se ky projekt përveç që është zgjatur është përcjellë edhe me parregullsi.

Vlera e përafërt e ndërtimit të TC “Kosova e Re” do të jetë rreth 1 miliard euro. Një e treta e investimeve do të bëhet nga investitori privat dhe pjesa tjetër nga institucionet ndërkombëtare.

Sipas strategjisë për energji 2016-2025, termocentrali “Kosova e Re” pritet të përfundoj në vitin 2022. Ndërsa kapacitete e para prodhuese pritet t’i japin në 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera