Lajme

Sa po e mirëpresin bizneset subvencionimin e Qeverisë prej 50 % për pagat e punëtorëve?

Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 13 November 2022

Përfaqësuesit e bizneseve private, krahas ankesave, të shumta i kanë edhe kërkesat në adresë të Qeverisë.

Mungesa e fuqisë punëtore e rritja e cmimeve, janë ndër faktorët që iu sollën shumë sfida, e madje ndikuan edhe në shuarjen e shumë bizneseve private.

Derisa bizneset aktive kërkojnë ndihmë vazhdimisht nga ekzekutivi për t’u përballur së fundi me cmimet e larta, nga Qeveria po vlerësohet se atyre u janë rritur fitimet, dhe te njejtat po iu kërkohet t’i ndajnë me punëtorët.

-Advertisement-

Ministri i Financave Hekuran Murati, krahas kësaj kërkesë, u zotua edhe per subvencionimin e 50 për qind të rritjes së pagës për të gjitha bizneset që bëjnë këtë.

Kjo ofertë e ekzekutivit nuk po vlerësohet ndihmuese nga disa biznese.

Ka edhe nga ato biznese mirëpresin këtë ndihmë, sado që deklarojnë se fitimet nuk janë rritur edhe aq.

Ndërsa sipas ekonomistit Safet Gërxhaliu, me këtë masë të qeverisë do të fuqizohen bizneset e mëdha.

Së fundi, Qeveria ka oftuar përkrahje për punëtorët e shtetit për katër muaj dhe shtesa për disa prej kategorive shoqërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera