Lajme

Sa persona vdiqën në Itali në vitin 2020

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 03 May 2021

“TGcom”, duke u bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave në Itali, ka raportuar se në vitin 2020 në këtë shtet kanë vdekur 746 mijë persona, një shifër 18% më e lartë se në vitin 2019.

Sipas medias italiane, një ndikim të rëndësishëm në këto shifrave kanë pasur edhe vdekjet nga koronavirusi, ku deri tani, në një periudhë gati 16-mujore, kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19 më shumë se 121 mijë persona.

Pavarësisht numrit tejet të lartë të vdekjeve, sërish mosha mesatare nuk ka pasur rënie, madje është rritur.

-Advertisement-

Në vitin 2019, mosha mesatare në Itali ka qenë 45,7 vjet, ndërsa ka shkuar në 46 vjeç në 2020. Këto shifra kanë ardhur si pasojë e uljes me 30% të lindjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera