Fokus

Sa para harxhoi Flora Brovina në udhëtimin e saj në Vietnam?

Autori: Sylejman Sylejmani 10:27 | 14 August 2019

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka realizuar një prej udhëtimeve më interesante të deputetëve kosovarë jashtë vendit.

Në fund të muajit shkurt, Brovina ka udhëtuar zyrtarisht në Vietnam, shkruan Gazeta inFokus.

Arsyeja e udhëtimit të saj në shtetin aziatik nuk dihet, veçse në raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tre muajt e parë thuhet se Brovina qëndroi atje shtatë ditë.

-Advertisement-

Si mëditje për këtë udhëtim ajo mori 428 euro e 75 cent, përderisa akomodimi i kushtoi 174 euro.

Megjithatë, Brovina bëri edhe shpenzime të tjera në këtë udhëtim. Për këto shpenzime ajo u pague edhe me 221 euro të tjera.

Gazeta inFokus ka provuar të kontaktojë me Brovinën për të marrë më shumë detaje për këtë vizitë, mirëpo me arsyetimin se është në rrugë nuk ka dashur të flasë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera