Shëndetësi

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të kënaqur veten dhe partneren?

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 28 September 2017
Nëse do ta pyesnit një të panjohur në rrugë se cili është çelësi i lumturisë, në mesin e gjërave që do t’i përmendte ai do të ishte padyshim edhe “më shumë seks”.

Por a është seksi me të vërtetë kaq vital kur është fjala për lumturinë? Duket se po. Dhe sigurisht dëshironi të dini se cili është numri magjik? Vetëm njëherë. Njëherë në javë.

Një hulumtim i ri i shkencëtarëve, që kishte për qëllim të gjente lidhjen mes lumturisë dhe seksit, zbuloi se çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumtur se të tjerët.

Nëse e bëni më shumë se një herë në javë, nuk është ndonjë problem, veçse çon në lumturi më të madhe, pretendon studimi që shikoi jetën seksuale të rreth 30,000 çifteve për katër dekada.

-Advertisement-

Udhëheqësja e hulumtimit, Dr. Amy Muise nga Universiteti i Torontos, tha: “Edhe pse seksi më i shpeshtë është i lidhur me lumturi më të madhe, kjo lidhje nuk është më e dukshme në një frekuencë prej më shumë se një herë në javë.

Gjetjet tona sugjerojnë se është e rëndësishme të mbani lidhjen intime me partnerin, por nuk keni nevojë të bëni seks çdo ditë përderisa e mbani atë lidhje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera