Lifestyle

Sa ndikon mosha jonë në jetën dashurore?

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 07 September 2021

Një studim i Institutit Kinsey tregoi se mosha mund të shërbejë si një tregues i frekuencës mesatare të marrëdhënieve tona sek.suale.

Kjo shkon nga një herë në javë në një herë në muaj.

Çfarë zbuluan studiuesit e Institutit Kinsey

Njerëzit midis moshës 18 dhe 29 vjeç bëjnë më shumë sek.s, mesatarisht 112 herë në vit, ose rreth dy herë në javë.

Njerëzit e moshës 30-39 vjeç e bëjnë atë 1 herë në javë.

Ata që janë 40-49 vjeç arrijnë të bëjnë sek.s vetëm deri 1 herë në muaj.

Rënia e shpeshtësisë përkon me rritjen e moshës.

Detyrimet familjare, presionet dhe telashet e përditshme bëhen gjithnjë e më të rënda për trupin dhe mendjen.

Studimi zbuloi se ndryshimet natyrore që ndodhin ndërsa plakemi, ndikojnë në përvojën e përgjithshme të dashurisë.

“Në thelb, ajo që kanë treguar këto studime është se ndërsa plakemi, shanset tona për të zhvilluar gjendje kronike të shëndetit rriten. “Kjo, nga ana tjetër, ndikon negativisht në frekuencën dhe cilësinë e aktivitetit sek.sual”, citon noa.al, Dr. Justin Lehmiller nga Instituti Kinsey.

Martesa luan një rol kryesor

34% e çifteve të martuara e bëjnë mesatarisht nga një herë në javë në një herë në muaj.

Dhe 13% e bëjnë atë vetëm disa herë në vit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se çiftet e martuara dhe ata në lidhje të qëndrueshme janë më të lumtur sa më shumë të kenë marrëdhënie.

Por ky përfitim u ul pas një niveli të marrëdhënieve sek.suale.

Lumturia e të anketuarve në hulumtim u rrit me marrëdhëniet sek.suale më të shpeshta. Kjo frekuencë mund të jetë jo më shumë se një herë në muaj. Ata që e bënë atë më shpesh, nuk raportuan se ishin më të lumtur se ata që e bënin një herë në muaj.

Edhe pse çiftet mund të fillojnë të bëjnë më pak sek.s ndërsa plaken, gratë raportojnë se jeta e tyre sek.suale përmirësohet.

Një studim tjetër tregoi se kjo lidhet me faktin se gratë, ndërsa plaken, ndihen më komode me trupin e tyre. Kjo i bën ato të shprehen sek.sualisht më sinqerisht dhe të komunikojnë nevojat e tyre për jetën intime.

Kjo do të thotë se gratë përqëndrohen më pak në frekuencën e sek.sit dhe më shumë në aspektet e tij emocionale dhe personale, ose edhe në zbatimin e fantazive të tyre sek.suale.

Të tjera