Lajme

Sa mund të jetojë një person nën rrënoja? Në Pakistan gruaja ka dalë e gjallë pas dy muajsh

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 27 November 2019

Një vajzë gjashtë muajsh u shpëtua katër ditë pasi ndërtesa në të cilën ndodhej, u rrëzua në kryeqytetin Kenyan, Nairobi.

Majin e vitit 2013 një grua u nxor nga rrënojat e një fabrike në Bangladesh, ku kishte qëndruar për 17 ditë. Pas tërmetit të Haitit në Janar 2010, një burrë mbijetoi për 12 ditë nën rrënojat e një dyqani.

Kombet e Bashkuara zakonisht vendosin të heqin dorë nga përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit duke nisur nga pesë deri në shtatë ditë pas një katastrofe, pasi rrallë ndodh që dikush të gjendet i gjallë pas një apo dy ditëve. E megjithatë, është e ditur tashmë se njerëzit mbijetojnë mund të shumë më gjatë se aq. Rasti më i jashtëzakonshëm është ndoshta ai i një 40 vjeçareje në Kashmirin e administruar nga Pakistani; zona u godit nga paslëkundje të dhunshme sizmike dhjetorin e vitit 2005, dhe gruaja u arriti të gjendej pas më shumë se dy muajsh në gërmadhat e shtëpisë së vet. Naqsha Bibi shpëtoi falë ujit të shiut dhe ushqimeve të kalbura.

-Advertisement-

Shumë e cilësuan asokohe shpëtimin e saj një mrekulli. Sipas ekspertëve, mbijetesa pas një tërmeti, varet shumë nga ajo çfarë ndodh në momentin e rënies së tij dhe çastit kur ndërtesa shembet. Situata ideale konsiderohet ajo e furnizimit me oksigjen nga jashtë, edhe në rast bllokimi, e mundësisht, edhe qasja ndaj ujit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera