Fokus

Sa mund të dënohet një subjekt politik i cili thyen heshtjen zgjedhore?

Autori: Doresa Geci 13:20 | 05 October 2019

Nga 6 mijë deri në 50 mijë euro një parti politike mund të dënohet nëse thyen heshtjen zgjedhore.

Kështu thuhet në rregulloren e Panelit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa, shkruan  Gazeta inFokus.

Sipas kësaj rregullore dënimet dallojnë për subjektet që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe atyre që nuk janë.

-Advertisement-

Gjithashtu sipas PZAP vlera e gjobës varet edhe nga disa kritere tjera.

Natyra e shkeljes dhe ndikimit të mundshëm të saj në procesin zgjedhor, shkallën dhe peshën e shkeljes, nëse subjekti politik ka bërë shkelje të legjislacionit zgjedhor në fuqi në këto zgjedhje apo në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë, përsëritja e shkeljes se natyrës së njëjtë nga subjekti politik gjatë një procesi zgjedhor, shumën e fondeve te cilat i merr subjekti politik nga Buxheti i Republikës se Kosovës, janë kritere të cilat përcaktojnë dënimin.

“Gjatë heshtjes zgjedhore  partive politike u ndalohet shpërndarja ose shfaqja ne mënyre tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës se te njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qellim ndikimi tek votuesit”, thuhet në këtë rregullore.

Poashtu gjatë 24 orëve të heshtjes zgjedhore, të gjitha subjekteve u ndalohet të bëjnë fushate në çfarëdo mënyre për hedhjen e votës apo ndikim tek votuesit

Për këto shkelje  subjekte të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dënohen nga 6 mijë deri në 25 mijë euro, ndërsa ato të cilat nuk janë të përfaqësuar nga 5 mijë e 5 qind deri në 20 mijë.

Heshtja zgjedhore hyn në fuqi një ditë para zgjedhjeve ( e shtunë), gjegjësisht, në mesnatë mes të premtes dhe të shtunës, kur mbaron fushata zgjedhore. Heshtja vazhdon deri në ora 19, në ditën e votimeve ( e diel). Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera