Shëndetësi

Sa minuta pushim i duhen trurit për të rikthyer energjinë dhe fokusimin?

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 12 October 2020

Në ditët e sotme dinamika e jetës i ka tërhequr të gjithë pas vetës. Njerëzit nuk mendojmë më për vete, por si të arrijnë të kryejnë të gjitha angazhimet ditore që kanë.

Ata që janë shumë të ngarkuar shpesh gjatë ditës e ndjejnë nevojën për një pushim të shkurtër, ose për të bërë pak minuta gjumë.

Këtë nevojë e kanë në veçanti personat që bëjnë pak gjumë natën dhe punojnë nën presion me orar të plotë gjatë ditës.

Një pushim i shkurtër gjatë ditës ju bën vërtetë mirë, duke ju rikthyer energjinë edhe për orët e mbetura të ditës.

Sipas mjekëve ky pushim duhet të bëhesh në mes orës 13:00 -16:00, sepse brenda kësaj kohë llogaritet që trupi fillon të lodhet, trupi e humbë energjinë dhe kështu zvogëlohet fokusi dhe koncentrimi.

Prandaj nëse gjatë ditës ju vie të bëni një sy gjumë prej 20 minutash konsiderojeni si normale dhe provoni ta bëni këtë nëse keni mundësi.

Kjo do t’ju ndihmoj që të riktheheni në formë për orët e mbetura në punë.

Mgid

Të tjera