Lifestyle

Sa më shumë puthesh, aq më shumë dobësohesh

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 17 September 2021

Sa kalori digjni me një puthje? Shumë në fakt. Dhe kjo gjë, me sa duket, ndikon në dobësimin tuaj, të cilin nuk mund ta vini re menjëherë, por nëse e verifikoni me peshore, do të konstatoni se ndodh me të vërtetë.

Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim italian, sipas të cilit, përveç demonstrimit të dashurisë, puthja duket të jetë një metodë e dobishme për të rënë në peshë, po aq sa edhe të shkosh në palestër.

Në çdo rast, studiuesit pohojnë se një e puthur ju djeg 5 kalori. E konsideruar si aktivitet fizik, ajo franceze në fakt, rezulton që të jetë edhe më e madhja në drejtim të kalorive, sidomos nëse praktikohet për të paktën dhjetë minuta.

-Advertisement-

Dhe kjo, sepse puthja rrit normën e zemrës dhe ndihmon për të prodhuar adrenalinë në të, duke prodhuar një efekt të ngjashëm me atë të një udhëtimi biçiklete.

Ajo gjithashtu ndihmon për të aktivizuar edhe qarkullimin gjakut në fytyrë, për të qëndruar të rinj dhe për të luftuar dhimbjen duke prodhuar endorfinën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera