“Sa më shpejt negociatat!”Austria ultimatum BE-së: Ktheni vëmendjen nga Ballkani Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 27 December 2021
Frenimi i zgjerimit të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë rrezikon të kthehet në boomerang për vetë unionin.
Sipas Austrisë, BE-ja duhet të kthejë sa më parë vëmendjen tek Ballkani Perëdimor dhe të nisë sa më parë negociatat e anëtarësimit me dy vendet, pasi rrezikon të bëhet e pabesueshme në rajon.
Bashkimi Europian ende nuk ka dhënë asnjë sinjal për nisjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke u bërë shkak për krijimin e një klime mosbesimi në rajon.
Ndaj kësaj situate ka reaguar Ministrja austriake për Europën, Karoline Edtstadler, e cila ka kërkuar që vëmendja e unionit të kthehet në Ballkanin Perëndimor dhe proceset integruese të këtyre shteteve të ecin përpara.
Ministrja deklaroi se është e rëndësishme për dy vendet tona që të marrin një sinjal nga BE dhe sa më shpejt të jetë e mundur, thirrje e cila i bëhet Francës, si shtet i cili merr Presidencën e Bllokut më 1 janar, pas përfundimit të mandatit të Sllovenisë.
Ministrja shtoi se kthimi i vëmendjes në këto vende do të krijojë mundësinë që qeveritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të justifikohen përpara qytetarëve dhe votuesve të tyre për gjithçka që kanë bërë deri tani në dobi të integrimit.
Referuar deklaratave të Ministres austriake për mediat vendase, shteti i saj nën qeverisjen e kancelarit Karl Nehammer, do të ketë në qendër të vëmendjes politikën e emigracionin dhe zgjerimin e Unionit Europian drejt Ballkanit Perëndimor.
Apeli i Ministres austriake vjen vetëm pak ditë nga ndërrimi i presidencës së BE-së, e cila do të pasohet nga Franca me datë 1 janar të vitit 2022.
Të tjera
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...