Lajme

“Sa më demokratike Kosova aq më agresive Serbia”, deklarata e Kurtit bëhet lajm në mediat serbe

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 08 September 2022

“Sa më demokratike Kosova aq më agresive Serbia”.

Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të enjten në Podujevë nuk iu ka ikur mediave në Serbi, shkruan Gazeta Express.

Agjencia e lajmeve serbe Tanjug, ka raportuar për këtë deklaratë të kreut të ekzekutivit kosovar.

-Advertisement-

Kurti gjatë ditës është pyetur në lidhje me atë që nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojn himnin serb në ditën e parë të shkollës.

E Kurti ka thënë se “zullumi këputet për së trashuri”, duke aluduar në diskriminim institucional të Beogradit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që çështja e Luginës të jetë e përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera