Sa kushton krijimi i një vendi të ri të punës në Kosovë?
Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 06 September 2020
Kur flitet për mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës, duke iu referuar analizave të ekspertëve të fushës së ekonomisë, kostoja e krijimit të një vendi të punës si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat del të jetë e lartë.
Në Kosovë, përgjithësisht mungojnë raporte që tregojnë për secilin sektorë se sa është kostoja për krijimin e një vendi të ri të punes. Për momentin, ekziston një analizë e organizatës D4D e realizuar në vitin 2016-të.
Kështu, sipas kësaj analize, për të krijuar një vend pune, Qeverisë i nevojiten përafërsisht 8 mijë euro. Por kjo shifër dallon varësisht nga sektori në të cilin bëhet investimi. Në bujqësi krijimi i një vendi të ri të punës llogaritet të kushtojë hiç më pak se 14 mijë euro.
Ndërsa në sektorin e ICT-së kostoja është shumëfish më e lartë, duke arritur shifrat prej 50 mijë eurosh. Madje në sektorin e ndërtimit kostoja e një vendi pune mund të arrijë 60 mijë euroshin.
Shumë vende me ekonomi të zhvilluara kanë politika të rëndësishme të trajnimit të punëtorëve, sidomos në fusha specifike. Kjo për vendin tonë paraqet problem pasi trajnimet kanë një kosto shumë të lartë dhe në mënyrë direkte ndikojnë në rritjen e çmimit në krijimin e një vendi të punës.
Për Kosovë, një prej mundësive më të përfolura është investimi në sektorin e bujqësisë. Edhe investimet në këtë sektor kanë një kosto të lartë. Llogaritet që kostoja për krijimin e një vendi të punës në sektorin e bujqësisë të jetë diku rreth 14 mijë euro, ndërkohë që paga mesatare llogaritet 3 mijë euro në vit. Tek ky sektor evidentohen disa avantazhe, pasi ka mundësi më të madhe të operimit, pasi nuk ka nevojë p.sh. si investim të bëhet blerja e tokës.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për krÃme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...